Sigurohet një burim i ri i ujit të pijes për banorët e fshatit Isniq

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj, në bashkëpunim më Kompaninë rajonale ,,Hidrodrini ’’ kanë siguruar një burim të ri të ujit të pijes për banorët e fshatit Isniq.

Banorët e fshatit Isniq tashmë do ta zgjidhin problemin e ujit të pijes pas një punë intensive të kompanisë ,,Hidrodrini’’ dhe institucionit komunal të Deëanit që njëherë e përgjithmonë të bëhet zgjidhja e këtij problemi.

Sipas Nazmi Selmanaj, drejtor i kompanisë ,,Hidrodrini’’ në Deçan është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe për sigurimin e këtij burimi nga ekspertët e  kësaj komune, por edhe falë bashkëpunimit të mirë më institucionin komunal konkretisht më Kryetarin Sami Cacaj, i cili në çdo kohë ka qen i gatshëm që të na mbështet më kërkesat tona dhe falë një punë intensive  është siguruar ky burim i ujiti cili gjendet vetëm 500 metra larg burimit ekzistues të ujit të pijes për fshatin Isniq, ku sipas ekspertëve  ky burim ka rreth 25 litra ujë në sekondë dhe me kyçjen e këtij burimi në ujësjellësin ekzistues nuk do të ketë më probleme për ujin e pijes për banorët e fshatit Isniq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …