Simiq: Para disa ditësh, Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq gjatë protestës së sotme ka mbajtur një fjalim para masës protestuese duke thënë se janë duke luftuar për paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët pa dallim. “Para disa ditësh, Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës. Në fund dua të theksoj se barra e kësaj beteje për popullin serb i takon personit që ndoshta ka barrën më të madhe për disa vite, vetëm se do dhe e mbron popullin serb dhe gjithashtu e do shtetin e vet – Serbinë, dhe për këtë ju ftoj për një duartrokitje përkrahëse për patriotin më të madh, i cili nuk iu nënshtrua presioneve, vëllain tonë Milan Radoiciqin” theksoi mes tjerash, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …