Jusuf Azemi

Sindikata kërkon sqarim për 100 eurot e sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, nëpërmjet një kërkese drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka pyetur për kohën e ekzekutimit të shtesës prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Ai ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve.

“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ASK-ja raporton rritje vjetore të çmimeve, inflacioni në Kosovë në 6,8 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit …