Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i reduktojë trupat ushtarake në Afganistan nga 14,000 në rreth 8,000 ushtarë

Sipas burimeve nga Pentagoni, amerikanët kanë ndërruar qasje dhe tani janë të përgatitur të dërgojnë trupa në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  vendosur 8,500 trupa në gatishmëri pas situatës në Ukrainë, pasi Rusia  nuk e ka ndërmend të zmbrapset, njofton agjencia e lajmeve AFP. Sipas burimeve nga Pentagoni, amerikanët kanë ndërruar qasje dhe tani janë të përgatitur të dërgojnë trupa në Ukrainë. Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden kishte deklaruar se SHBA nuk do të futet me trupa në Ukrainë edhe në rast pushtimi por do të kishte vetëm sanksione të papara, mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Federata Ruse  vendosur rreth 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën derisa situata është e tensionuar. Shumë shtete kanë ndihmuar me armë Ukrainën për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm. Rusia nuk pajtohet që Ukraina ka ndryshuar kurs duke iu afruar perëndimit dhe me këtë pretekst pushtoi Krimenë më 2014. Gjithsesi, NATO ka bërë të ditur para disa javëve se do të vazhdojë integrimin e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik si Rusia dhe Gjeorgjia, përkundër provokimeve nga Rusia

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …