Ganimete Musliu e Nasip Naço zotohen për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e sigurisë

Ganimete Musliu e Nasip Naço zotohen për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e sigurisë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i kryesuar nga Ganimete Musliu, kryetare, ka pritur sot në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga Nasip Naço, kryetar. Fillimisht, deputetja Musliu, në emër të komisionit të cilin e drejton, ka falënderuar delegacionin nga Shqipëria që i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Pasi e ka paraqitur një rezyme të rolit dhe punës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Musliu ka vlerësuar se është e domosdoshme mbajtja e takimeve më të shpeshta, rrjedhimisht rritja e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve. Po ashtu, zonja Musliu ka thënë se Kosova ka nevojë për përkrahjen e Shqipërisë, marrë parasysh përvojën e saj në fushën e sigurisë. Mbi të gjitha, kemi nevojë që të shkëmbejmë përvojat mes dy shteteve, duke pasur parasysh që Shqipëria ka përvojat më të gjata se shteti ynë”.

 Në këtë kontekst, Ganimete Musliu  ka thënë se çdo ide, këshillë apo sugjerim do të jetë e mirëseardhur dhe do të vlerësohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço, ka thënë se përkundër faktit se Kosova është shtet i ri, Shqipëria mund të marrë përvojë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. “Vlerësoj se mund të japim, por edhe të marrin eksperienca të mira nga ju”, ka thënë Naço. Ai po ashtu ka thënë se bashkëpunimi dhe rritja e sigurisë është në dobi të të dyja shteteve. Gjatë bashkëbisedimit, anëtarët e të dyja komisioneve janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e sigurisë.

 Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po qëndron në Kosovë me ftesë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …