Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe nëntë të infektuar me virusin korona

Sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur edhe nëntë të infektuar. Deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë vdekur 410 pacientë. Instituti, po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 129 raste të reja me virusin korona  ndërkaq janë shëruar edhe 152 pacientë. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë me Covid-19 është 11 545. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona edhe 119 raste. Betejën me koronavirus e ka humbur një 60-vjeçar nga Durrësi dhe një 80-vjeçare nga Korça, ndërsa  janë shëruar 22 të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …