Qeveria e Kosovës parasheh lehtësim të masave anti-Covid si dhe zgjatjen e orarit për gastronominë

Në sektorin e Gastronomisë rreth 11 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës si shkak i pandemisë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se diku rreth 11 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës në këtë sektor si pasojë e pandemisë. Arian Vranica, zyrtar i kësaj shoqate tha që gjendja e sektorit të gastronomisë është mjaft shqetësuese ku sipas tij 89% e bizneseve kanë punuar me humbje të thellë. Sipas tij nëse do të vazhdohej kjo situatë dhe pa përkrahje vetëm 2% e tyre do mund të mbijetonin pa ndihma ndërsa 13% prej tyre do falimentonin.Mes tjerash Vranica tregoi edhe publikimet e disa të dhënave,  ku më shumë se 64% kanë pasur rënie. Ai tha që nuk është e nevojshme të vazhdohet me të njëjtat masa anti-Covid pasi numri i infeksionit ka rënë dukshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …