Gjyq

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbetet i ekspozuar ndaj ndikimit politik

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbetet i ekspozuar ndaj ndikimit politik dhe ky ndikim është në forma të ndryshme, vlerësojnë zyrtarë të institucioneve të larta të Kosovës, si dhe njohës të çështjeve juridike në vend. Rasti, i cili muajt e fundit ka ngjallur debat dhe polemika jo vetëm në opinion, por edhe ndërmjet drejtuesve institucionalë, është rasti i “Listës së veteranëve”. Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka potencuar pretendimet për të ndikuar në punën e Prokurorisë nga ana e politikës, duke marrë shembull pikërisht rastin e “veteranëve”. “Shembull eklatant është çështja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne të gjithë duhet ta inkurajojmë sistemin e drejtësisë që kësaj çështjeje t’i shkojë deri në fund, me një transparencë dhe përgjegjësi të plotë”, ka thënë Thaçi.

Se ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë janë duke u bërë nga njerëz të politikës, e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai i ka thënë një televizioni vendor se ndërhyrjet bëhen në mënyrë të hapur, duke i kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët. “Vetëm përmendja e tyre, sa herë ka ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të gjitha ato janë kërcënime. Ato janë cenim i pavarësisë së Gjyqësorit”, ka thënë Veseli. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …