Sjelljet e kryeministrit aktual po e rrezikojnë miqësinë e shenjtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës ka thënë, Kadri Veseli

Sjelljet e kryeministrit aktual po e rrezikojnë miqësinë e shenjtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës ka thënë, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në hapje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit deklaroi se nuk ka besuar kurrë se do të vijë një ditë që të flas në Kuvendin e Kosovës për rëndësinë e raporteve Kosovë-Amerikë. Për vetëm 1 muaj qeverisje, Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asgjë në politikat e brendshme, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa për kaq pak ditë qeverisje, po e rrezikon edhe shembjen e investimit historik në marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo se kam pasur ndonjë iluzion në këtë koalicion qeverisës. Por, kam besuar se nuk do të harrohet asnjëherë rruga dhe çmimi që na kanë sjellë deri këtu. Sjelljet e kryeministrit aktual po e rrezikojnë miqësinë e shenjtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, ka thënë Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …