Hyseni: 10 vjet pas vendimit të GJND-së pro pavarësisë së Kosovës, Serbia bënë përpjekje që ora të kthehet mbrapa

Skënder Hyseni: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht se Asociacioni është obligim ndërkombëtar

Politikani i njohur i LDK-së, Skënder Hyseni ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Hyseni e ka quajtur Kurtin, figurë tragjikomike, Ai  thotë se e ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme që Asociacioni është obligim ndërkombëtar dhe si i tillë duhet të zbatohet, deshi apo s’deshi Kosova. Që nga ardhja e Kutrit në pushtet, e kam përsëritur vazhdimisht dhe me bindje se asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar. Ndërkohë, kryeministrit Kurti dhe kryetarja Osmani demonstruan pazotësi akute për të lexuar dhe kuptuar qartë porositë e mbështetësve kryesorë të Kosovës në botë. Kjo u pa sidomos me veprimet dhe kryeneçësinë në veri të vendit. Ata, pa vizion, pa guxim dhe pa dije kthyen Kosovën pothuaj në pikën zero. Argumentet” e Kurtit kundër asociacionit së bashku me kushtet, janë qesharake. Ai mashtron opinionin vendor kur thotë që Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Asociacionin. Kjo është gënjeshtër. Ai po ashtu manipulon kur thotë se asociacioni është një-etnik, sepse nuk është. Me vet faktin që thuhet “komunat me shumicë serbe” do të thotë që ne ato komuna ka edhe pjesëtarë të etnive tjera. Sipas logjikës së Kurtit edhe Kosova është monoetnike sepse është 92% shqiptare. Por ja që edhe Kosova është multietnike sepse ka një 8% të etnive tjera. Natyrisht që Kurti do ta themelojë asociacionin, sepse ikja nga ky obligim është katastrofal për Kosovën, ka thënë mes tjerash, Skënder Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …