leoni

Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

Muharrem Nitaj: Opozita duhet ta lavdërojë Kurtin por ai duhet të rrëfehet para aktivistëve të vetëvendosjes, që i ka mashtruar

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka shkruar se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të sqarohet me aktivistët dhe zyrtarët e tij dhe jo me kundërshtarët. Njeriu edhe mund t’i ndërrojë qëndrimet. Politikani edhe më kollaj se sa njeriu i zakonshëm. Deri sot, është sulmuar Albin Kurti se është i ngurtë, është jo bashkëpunues; se e ka bllokuar vendin me qëndrime që nuk mund të jenë të njëjta si në opozitë si në pushtet; se nuk po i përfillë kërkesat e partnerëve strategjikë, siç janë Amerika dhe BE…e kështu me radhë. Sot po thonë se ai e paska pranuar asociacionin.  Por nëse është kështu, përse pra nuk po dalin e t’i thonë Albin Kurtit, të lumtë që e ke kuptuar se duhet të ndryshosh, kundërshtarët politik këtë ia kanë kërkuar, por i gjuhen si gjuhustra pse po ndryshon! Këta kundërshtarë do të duhej t’i thoshin Albin Kurtit sot, nëse ke ndryshuar, me ne nuk ke më punë. Jemi në rregull. Tash qetësoi njerëzit e tu. Atyre shpjegoju se pse i ke mashtruar tash e 20 vjet e pse i ke shti aty ku “as nuk mund të hyhet e as nuk mund të dilet”, ka shkruar, analisti, Muharrem  Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …