Smajl Latifi: Me një ceremoni madhështore i dhamë lamtumirën e fundit, profesor, doktor Sabahajdin Cena

Fjala e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në ceremoninë e varrimit të prof. dr. Sabahadin Cena, n Varrezat e Dëshmorëve, kum morën pjesë mijëra qytetarë nga Rahoveci, Kosova e më gjerë
Familjarë të profesorit, përfaqësues e zyrtarë të institucioneve, ish eprorë të UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë liridashës nga treva të ndryshme, sot pasdite, kanë nderuar me një ceremoni madhështore duke i dhënë lamtumirën e fundit, profesorit të nderuar, doktor Sabahajdin Cena.
***
Fjala ime në varrimin e profesorit
Të pikëlluar familjarë të profesorit Sabahajdin Cena, shokë e bashkëluftëtarë, po i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë të dahur e të respektuar, i cili na nderoi me qëndrimin e tij gjatë luftës dhe që na la të shkruar shumë histori e kronika.
E sollëm këtu trupin e njeriut që e ideoi dhe e emërtoi këtë vend si “Kopshti i Dëshmorëve”, pasi këtu prehen ata që i dhanë nder e lavdi këtij vendi, duke e vënë jetën e tyre në shërbim të lirisë. Në këtë Kopsht do të prehet bashkë me shokët, me të cilët i ndau istikamet, ndau kafshatën e bukës dhe e ndau fatin e fatkeqësinë e përbashkët, por edhe krenarinë.
Kujdesi i tij atëror për të plagosurit, të dëshpëruarit dhe për ata që në çaste të caktuara kishin nevojë për një fjalë inkurajuese, bënë që të jetë i respektuar nga të gjithë luftëtarët e UÇK-së. Varrimi, zhvarrimi dhe kujdesi që tregoi gjatë gjithë kësaj kohe për dëshmorët, përmendoret e tyre, varrezat dhe për lavdinë e tyre, e bënë këtë burrë të paharrueshëm dhe shumë të nderuar. Ai u kujdes personalisht që ky vend ku jemi tani të ketë këtë emër kaq emblematik “Kopshti i Dëshmorëve”. Mbase nuk e ka imagjinuar që një ditë do të vijë edhe ai këtu pranë bashkëluftëtarëve të tij, i përcjellë nga kaq shumë bashkëqyetarë, bashkëveprimtarë e veprimtarë të çështjes kombëtare.
Gjurmët dhe veprat e tij i shohim gjithandej komunës tonë e më tutje. Mjafton të ngjitemi tek “Maja e Shkodranit”, vend të cilin ai vetë e pagëzoi në nderim të dëshmorit të kombit Arian Brahimi – Shkodrani, i cili e bëri vdekjen si me le në këtë majë së bashku me djemtë e Rahovecit. Askush nuk mund të kalojë skaj përmendores së dëshmorëve e martirëve të Rahovecit, që profesori ynë i nderuar e ngriti dhe e pagëzoi “Muri i Pikëllimit”. Këto emërtime kaq emblematike mbajnë vulën e punës dhe veprimtarisë së profesorit Sabahajdin Cena, prandaj do ta ndjejmë sa të jemi gjallë frymën e tij liridashëse e atdhedashëse ndago që të shkojmë.
Lavdi e nderim jetës dhe veprës së profesorit Sabahajdin Cena!
Lamtumirë i respektuari profesor doktor Sabahajdin Cena!

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet Kryesore të vendit, si Telekomi, KEK-u dhe disa ministri, janë nënshkrues të një sërë kontratash një burimore

Institucionet Kryesore të vendit si  Telekomi  KEK-un, disa ministri, janë nënshkrues të një sërë kontratash …