William Walker viziton PSD-në, pritet nga Molliqaj me bashkëpunëtorë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj me anë të një postimi ka bërë të ditur se ka pritur në zyrat e tyre ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker. Lidhur me këtë vizitë Molliqaj ka shkruar:  “Përkundër luftës, paqja, përkundër tmerrit, perspektiva. Ky ishte vizioni që përfaqësonte Ambasadori William Walker. Këtë nevojë kemi edhe sot, në rrethanën politike që ndodhemi. Ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë. Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më. Të nderuar me vizitën e tij në Partinë Socialdemokrate”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …