Kryetari i komunës së Rahovecit z, Smajl Latifi ka bërë të ditur se së bashku me përfaqësues të institucioneve lokale, bujq, miq e bashkëpunëtorë, kanë bër hapjen zyrtare të festivalit të perimekulturës “AgroFesta 2025”.
Ky festival që i dedikohet perimekulturës, është bërë shumë i rëndësishëm për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe, Rahovec, por edhe më gjerë, i cili mbahet në kuadër të muajit të mërgimtarëve. AgroFesta është bërë një prej mënyrave më të mira për ta promovuar kultivimin e perimtarisë. Pra, bujqësia për rahovecasit, është kulturë dhe mënyrë jetese.
Ju dëshiroj të kaloni mirë në këto ditë me përplot aktivitete!
Ejani për tri DITË TË GZUEME!