leoni

Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Sonte në orën 21:00 do të jehojë “Marshi i UÇK-së” si reagim ndaj këshilltarit të Albin Kurtit

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovë, Donjet Bislimi, ka bërë thirrje që sonte në orën 21:00, të lëshohet kënga “MARSHI I UÇK-së” në dritare dhe ballkone, si reagim ndaj Shkëlzen Gashit, këshilltar i Albin Kurtit, e cili akuzoi UÇK-në se ka kryer krime. Kjo deklaratë e Gashit ka ngjallur shumë reagime. Kurse, Kurtit i është kërkuar ta shkarkojë nga pozita e këshilltarit. “Të dashur vëllezër dhe motra. Gjithë ju qytetarë të mirë të këtij vendi, të çliruar dhe pavarësuar nga sakrifica e heronjëve tanë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS. Ju bëjë thirrje që nga ora 21:00 të gjithë ne që e ndjejmë vetën mirënjohës ndaj gjakut të dëshmorëve, të lëshojmë “MARSHIN E UÇK-së” nëpër dritaret dhe ballkonet tona!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …