leoni

Hoti

Deputeti, Andin Hoti, i kërkon Albin Kurtit ta shkarkojë këshilltarin e tij, zagarin, Shkëlzen Gashi

Andin Hoti, djali i veprimtarit të shquar Ukshin Hoti i cili vazhdon të jetë i zhdukur nga lufta e fundit, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij Shkelzen Gashi, i cili ka deklaruar  se UÇK dhe ushtarët e saj kanë vrarë mijëra civilë serbë të pafajshëm gjatë dhe pas luftës.

Deklarata e plotë e Andin Hotit:

TË LUTEM KRYEMINISTER ALBIN KURTI,

Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosovës, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit , si nip i një Dëshmori të Kombit nga rradhet e UÇK-së, si djali axhës i një tjetër Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM:

SHKARKOJE KËTË ZAGAR!

Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori.

Pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj! Të lutem.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …