Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, kërkon shkarkimin e këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi i cili ka bërë deklarime publike për  UÇK-së se ajo gjoja ka kryer  krime lufte. Lekaj ka thënë se është e dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. “UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme”, është shprehur Lekaj. “Një këshilltar i tillë nuk ju duhet, as juve Kryeministër në largim. Prandaj nëse ju nuk mendoni njëjtë si këshilltari juaj, atëherë shkarkojeni atë. Kjo frymë e krijuar na dëmton thellë si shoqëri dhe duhet të parandalohet sa më parë”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …