Rrahman Rama

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama: Deri në fund të këtij viti FSK-së do t’i shtohen edhe 400 ushtarë të ri

Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë vit planifikohet t’i shtohen edhe 400 pjesëtarë të ri. Po ashtu kadetë të vendeve të tjera,  do të vijnë për t’u trajnuar në Komandën e Trajnimit dhe Stërvitjes. Këtë e ka thënë komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama. Ai ka thënë se transformimi në ushtri ka shkuar shumë mirë, madje edhe janë tejkaluar pritshmërinë. Rama është shprehur se janë të kënaqur me të arriturat e deritashme. Ai thotë se prioritet e kanë ngritjen profesionale, e cila po bëhet në bashkëpunim me ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë , Turqisë e shumë vendeve të tjera. Rama thekson se në bashkëpunim me  ekipin këshillues të NATO-s, po ndërtojnë kapacitetet e ushtrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …