Sot 6 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Bazuar në të dhënat dhe rezultatet e analizave për COVID-19, sot janë shëruar 6 persona dhe janë regjistruar edhe 3 raste të reja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës është 42, ndërsa 3 rastet e reja vijnë sipas këtyre tri vendbanimeve, Turjakë, Senik dhe Banjë. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 14.03.2020 e deri më sot, janë regjistruar 161 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 107 janë shëruar, 42 janë raste aktive dhe 12 persona kanë humbur jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …