leoni

Sot me aktivitete të ndryshme tematike e kulturore, qeveritare dhe joqeveritare u shënua fillimi i Epopesë së UÇK-së

Sot me aktivitete të ndryshme tematike e kulturore, qeveritare dhe joqeveritare u shënua fillimi i Epopesë së UÇK-së

Sot me aktivitete të ndryshme tematike, kulturore, vizita në varrezat e Kompleksit  Memorial, Adem Jashari në Prekaz, me organizime zyrtare nga FSK-ja dhe me një varg ativitetesh të shumta qeveritare e joqeveritare, është përkujtuar fillimi i Betejës së para  20 viteve të Legjendarit Adem Jashari dhe të  jasharëve në Prekaz të Drenicës kundër forcave policore dhe ushtarake të regjimit kriminal serb, të Milosheviqit.  Rezistenca e Adem Jasharit dhe e jasharëve në kullat e tyre në Prekaz, më 5. 6 dhe 7 mars të vitit 1998 kundër tërë një armate, sikur ishte ajo e Serbisë  e cila kishte vënë në veprim, autoblinda tanke e topa të rëndë dhe mijëra ushtarë shënoi kulmin e rezistencës shqiptare dhe i hapi rrugë zgjidhjes me armë në dorë  të çështjes së Kosovës, të çlirimit dhe pavarësimit të saj. 59 jasharët në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari u bënë 59 themelet e forta të fillimit të lirisë së Kosovës me mesazhin historik të bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …