Në Stagovë të Kaçanikut sot do të mbahet manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të rënëve për liri

Sot bëhen 22 vjet nga masakra që kryen forcat kriminale serbe, në Stagovë të Kaçanikut

Sot bëhen 22 vjet nga masakra që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore serbe në Stagovë të Kaçanikut. Më 21 maj të vitit  1999 kanë ranë dëshmorë, duke luftuar kundër forcave kriminale serbe: Ekrem Gudaqi e Kemal Thaçi dhe martirët: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. 21 maji 1999 pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive. Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen paramilitarët serbë dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …