Protestuesit e Lulzim Bashës

Sot do të mbahet protesta e gjashtë e madhe e opozitës në Shqipëri e cila ka për qëllim rrëzimin me dhunë të Qeverisë

Sot do të mbahet protesta e opozitës. Në gatishmëri për protestën janë vënë rreth 1500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë. Opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59. Ajo kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa Kryeministri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë. Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve protestues që të mos tërhiqen nga sulmet deri në rrëzimin e Qeverisë. Në godinat qeveritare marrja e masave paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues, nisi dy ditë para protestës kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …