Sot Drenas është mbajtur Akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Haradin Bala

Sot Drenas është mbajtur Akademi në njëvjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Haradin Bala

Sot Drenas është mbajtur Akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së veteranit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Haradin Bala. Në këtë ngjarje për pos familjarëve dhe bashkëluftëtarëve ka marr pjesë edhe zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj,me këtë rast ai ka thënë se ka pasur fatin që ta ketë një bashkëluftëtar si. Ai ka thënë se në njëvjetorin e vdekjes e kujton një mik dhe një shok që kujtimi i ka bashkuar përmes luftës çlirimtare. “Sot jemi këtu të gjithë dhe ndihemi krenarë që kemi bashkëpunuar me atë burrë. Haradini ka pasur fatin që të rritet në një familje ku kultivohej urtësia e mençuria. Sado me situata të komplikuara, Haredini i ka kaluar e i ka thjeshtuar ato”, ka thënë Limaj në akademinë e mbajtur në Drenas. Limaj ka porositur që kujtimi për dëshmorët të mos bëhet vetëm për ta kujtuar veprën e tyre, por edhe për të jetësuar amanetet e tyre. “Lufta na ka bashkuar siç na ka bashkuar, ndërsa marifeti i kësaj jete është se si do të shkojmë ne nga kjo jetë. Haradini është shembull në mënyrën se si ka shkuar”, ka shtuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …