Sot duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike nga "Grupi Protestoj".

Sot duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike nga “Grupi Protestoj”.

Sot duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike nga “Grupi Protestoj”. Protesta do të nisë nga objekti i KEDS-it për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë. Protestuesit do të kërkojnë furnizim të rregullt me energji elektrike dhe shkarkimin e ministres, Artane Rizvanolli. Në njoftim thuhet:  “Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës. KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë.

KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike. Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë rrymë 24/7; shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizimi i KEDS-it”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …