Sot është Dita Botërore e Mësuesit

Sot është Dita Botërore e Mësuesit. Ndonëse në trojet e banuara me shumicë shqiptare Dita e Mësuesit festohet më 7 mars, në shumë shtete të botës, kjo ditë kremtohet sot. Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën. Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej mësuesve. Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është me 5 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …