Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Në nderin dhe përkujtim  të kësaj dite të rëndësishme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Fillimisht Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të organizojnë një aktivitet prezantues ushtarak nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës. Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas tyre data ishte zgjedhur regjimi komunist dhe nuk duhet të përfillet, edhe pse ishin partizanët komunistë ata që e çliruan Shqipërinë, ndërsa të djathtët, demokratët e sotëm asokohe  ishin me forcat fashiste italiane dhe ato naziste gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …