Brickos

Pëllumb Xhufi

Pëllumb Xhufi: Kryetari i PS-së, Edi Rama duhet të ndahet nga hipokrizia nëse pretendon të jetë kryetar i saj

Historiani i mirënjohur shqiptar, Pëllumb Xhufi në një intervistë për Gazetën “Dita” ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari  i Partisë Socialiste, Edi  Rama duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”, që tentoi pa sukses ta krijonte nga e para në vitin 1991. Por, që të marrë një vendim të pjekur i duhet të lerë për një çast Thoma Akuinin e Konfucin e të lexojë diçka edhe nga historia e Shqipërisë. E di që nuk ia mbushin syrin historianët shqiptarë. Le të lexojë të huajt. Për shembull, për Luftën II Botërore, ku rrëshqet më së shumti, do t’i sugjeroja të lexonte veprën monumentale të historianit më të mirë të kësaj lufte, anglezit Martin Gilbert.

Besoj se nuk do e mërzisë, por do e gëzoj fakti, që Gilbert e rendit Shqipërinë mes 4 vendeve, krahas Francës, Jugosllavisë e Greqisë, për kontributin më të madh të dhënë nga njësitë e tyre partizane të rezistencës në atë luftë. Do ketë rastin të mësojë, gjithashtu, se si u sollën anglezët, francezët, italianët, holandezët me kolaboracionistët e tyre pas luftës. Gilbert tregon, për shembull, për fatin e oficerit anglez John Amery. Ky ishte vëllai i Julian Amery, që gjatë luftës veproi në Shqipëri me misionin ushtarak anglez. Ishte gjithashtu djalë i Leon Amery-t, bashkëpuntor i ngushtë i Churchill-it në kabinetin e tij të luftës. Por në vitin 1944 John Amery u zu rob nga gjermanët dhe u vu në shërbim të tyre. Pas luftës u soll përpara gjykatës ushtarake, e cila e dënoi me varje. Vendimi u ekzekutua në 23 dhjetor 1945.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …