Sot në Shkup fillon gjykimi i të arrestuarve pas përleshjeve të armatosura në Kumanovë, që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Nga kjo përleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Në bankën e të akuzuarve janë 29 shqiptarë shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia. Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë nëse të akuzuarit kanë planifikuar një seri sulmesh në territorin e Maqedonisë. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e “Lagjes së Trimave”, në Kumanovë, lagje e cila ishte rrënuar e djegur gjatë dy ditëve të luftimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
