Gjendje ‘shtet-rrethimi’ në Shkup

Seanca e sotme gjyqësore ndaj të arrestuarve për luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, ka vënë në gjendje alarmi strukturat e rendit në Maqedoni. Burime nga terreni bëjnë me dije se në Shkup vërehet një përqendrim i paparë i forcave policore. Njësitë speciale janë pozicionuar në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit, veçmas në afërsi të objektit të Gjykatës. Madje, edhe helikopterët janë angazhuar për të vëzhguar nga lart gjendjen e sigurisë në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …