Covid

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 61 raste të reja, janë shëruar 61 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  1 mijë e  21   testime  sa janë bërë në nivel vendi, 61   të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore është shënuar një rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 61  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 222 mijë e 892. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  797 të infektuar aktualë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …