leoni

Sot kur shënohet 22 vjetori i intervenimit të NATO-s, ish-krerët e UÇK-së do të dalin para Gjykatës Speciale

Sot kur shënohet 22 vjetori i intervenimit të NATO-s, ish-krerët e UÇK-së dalin para Gjykatës Speciale

Sot më 24 mars përpara Gjykatës Speciale do të dalin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet pikërisht në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi çaqet serbe. Siç është njoftuar konferenca e radhës do të mbahet në orën 11:00. Ndryshe bombardimi i Serbisë nga NATO ishte operacion ushtarak i cili kërkonte të ndalojë abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për herë të parë, NATO ka bërë një intervenim të tillë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet ajrore që zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor të po këtij viti pasuan me dorëzimin e Serbisë karshi NATO-s që erdhi pas një lufte të ashpër midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Policisë e Ushtrisë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …