Gjykata e Apelit e cakton në muajin shkurt seancën ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Sot mbahet seanca kundër aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët akuzohen për terrorizëm

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar seanca fillestare kundër zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, dhe aktivistëve, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha. Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale: Kryerja e veprës penale terroriste të Kodit Penal të Kosovës. Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, ka shkruar se ky është gjykim haptazi politik dhe të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të Vetëvendosjes. Seanca gjyqësore do të fillojë në orën 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë …