Sot përurohet libri, “Flakë e pashuar” i autorit, Hajrush Kurtaj

Sot përurohet libri, “Flakë e pashuar” i autorit, Hajrush Kurtaj

Sot (më 28 shkurt 2017) në orën 15:00, në lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, do të përurohet libri FLAKË E PASHUAR i autorit, Hajrush Kurtaj, kryetar i OVL UÇK-së, në Kaçanik.Hajrush Kurtaj është vëlla i dëshmorëve, Xheladin Kurtaj  dhe Danush  Kurtaj.  Ka qenë epror i lartë i luftës së UÇK-së më vonë i TMK-së dhe tani zyrtar  i Ministrisë së FSK-së. Deri tani ka botuar: “Shungullon Gryka e Kaçanikut”, “Lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Neredimes”, “Në rrugën e Lirisë” etj. Është bashkëpunëtor i Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së” ku boton biografitë e dëshmorëve të rënë në Zonën Operative të  Neredimës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …