Selmanaj: Pika që flitet për filizibitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, nuk duhet të shihet me shqetësim

Selmanaj: Deputetët e Dukagjinit mos ta votojnë demarkacionin

Kryetari i Komunës se Deçanit, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit, veçanërisht ata të rajonit të Dukagjinit, që të votojnë kundër demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi dëmton territorin e vendit prandaj, duhet të rrëzohet. Në një  intervistë  për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Deçanit është shprehur i bindur se “koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Jam i bindur që deputetët nuk do ta miratojnë këtë demarkacion, dhe në këtë mënyrë demarkacioni nuk do të kalojë”, ka thënë Selmanaj. Sjellja e demarkacionit në këto rrethana në Kuvendin e Kosovës, sipas tij,  nënkupton se Qeveria  dëshiron ta shfrytëzojë mungesën e Haradinajt për ta kaluar këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …