Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u përurua libri: “Kusari” i shkrimtarit nga Katari, Abdulazis Al Mahmud

Sot, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u përurua libri: “Kusari” i shkrimtarit nga Katari, Abdulazis Al Mahmud, i cili trajton  motive të luftëtarëve shqiptarë në botën arabe në shekullin 19-të. Përurimi e këtij romani, që ishte kthyer në bestseler, dhe që përjetoi shtatë ribotime dhe u përkthye edhe në gjuhën angleze, u bë  në bashkëpunim me Institutin për Studime Orientale, në Prishtinë. Librin në shqip e përktheu Ejup Ramadani. Me rastin e përurimit të këtij romani, sot në Prishtinë ishte i pranishëm edhe autori, Abdulazis Al Mahmud. “Kusari” ishte roman në gjuhën arabe që trajton një tematikë shqiptare. Ai motivohet nga ngjarjet e shekullit XIX në vendet e Gjirit, përfshirë edhe luftën e ushtarëve shqiptarë të Mehmet Aliut kundër lëvizjes vehabiste në Arabi. Autori Abdulaziz Al Mahmud u paraqit së pari në gazetari, derisa u bë kryeredaktor i gazetës më të vjetër arabe në Katar (al-Arab). Si kryeredaktor tregoi interesim për Pavarësinë e Kosovës më 2008 dhe ia kushtoi kësaj ngjarje historike dy shtojca të gazetës. Madje, ai erdhi në Kosovë në qershor 2008 dhe realizoi një intervistë ekskluzive me presidentin e atëhershëm, Fatmir Sejdiu,e cila ishte e para për shtypin arab. Më vonë, A.Al Mahmut iu përkushtua letërsisë duke botuar “Kusarin” më 2011 dhe romanin “Veli i shenjtë” në vitin  2016, dhe më 2019 mori Çmimin e Shtetit për Letërsi.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …