Sot në Deçan mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit Bilall Mazrekaj, Jakub Demalijaj dhe Jeton Kuqi

Sot në Deçan mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit Bilall Mazrekaj, Jakub Demalijaj dhe Jeton Kuqi

Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se sot do të mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit. “Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së, të nderuar qytetarë! Ju njoftoj se të hënën, më 29 Prill 2019, mbahen homazhe dhe përkujtohen dëshmorët e kombit. Homazhet mbahen sipas kësaj agjende: në orën 10:30 homazhe për dëshmorin Bilall Mazrekaj –Dranoc. Në orën 11:00 homazhe për dëshmorin Jakub Demalijaj-Strellc. Në orën 11:30 Homazhe dhe zbulimi i pllakës për veteranin e Luftës Jeton Kuqi –Deçan. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve dhe luftën e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …