Lidhja

Sot përkujtohet Beteja Koshares dhe Slivovës kundër forcave të Dervish Pashës

Sot në 135-vjetorin e Betejës së Koshares dhe Slivovës kundër forcave të Dervish Pashës, më 20 prill të vitit 1881, në Ferizaj përkujtohet kjo Betejë e lavdishme e forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç rast do të shfaqet edhe filmi dokumentar: “Sefë Kosharja”.  Aktivitetet tematike mbahen në Teatrin e qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”, duke filluar në orën 18.00.

Të përkujtojmë me këtë rast se më 20 prill të vitit 1881, 135 vjet më parë, mes fshatrave Koshare dhe Slivovë të Ferizajt janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave pushtuese të Perandorisë  turke në krye me Dervish Pashën dhe kryengritësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilët kishin kundërshtuar traktatet e fuqive të mëdha për copëtimin e tokave të katër vilajeteve. Sipas burimeve historike Dervish Pasha kishte rreth 20.000 trupa me të gjitha formacionet ushtarake, ndërsa Lidhja kishte tubuar rreth 4.000 mijë kryengritës nga malësia, Dukagjini, Drenica dhe Rrafshi i Kosovës. Gjatë luftimeve kanë rënë më shumë se 300 kryengritës, ndërsa burimet për humbjet e forcave turke janë dhënë krejtësisht të minimizuara, Atë ditë ka rënë Mic Sokoli, ndërsa forcat turke kanë varur në lirat Sefë Mahmut Kosharen.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …