Brickos

Sot në Gjilan është përkujtuar dëshmori i kombit, Abdullah Tahiri në 20-vjetorin e rënies heroike të tij

Sot në Gjilan është përkujtuar dëshmori i kombit, Abdullah Tahiri në 20-vjetorin e rënies heroike të tij

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, Komuna e Gjilanit ka nisur aktivitetet në shënim të 20-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Abdullah Tahiri. “Bashkë me shumë të burgosur të luftës, Abdullah Tahiri natyrisht që ishte e pamundshme që të rezistojë ndryshe, pos me trupin e tij dhe ashtu siç ka qenë edhe në jetë, i vrullshëm dhe kryengritës, ka ra dëshmor për këtë vend. Për këto pesë vite, Gjilani po vazhdon traditën e respektit dhe gjunjëzimit për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të veçantë, jam shumë i nderuar që në këtë mandat po realizohet edhe shtatorja e Abdullah Tahirit”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka paralajmëruar se këtë vit do të vendoset edhe shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit, riorganizimi dhe renovimi i shtatores së Agim Ramadanit, fillimi i inicimit për shtatoren e Kadri Zekës dhe do të vlerësohet edhe figura e Ramiz Cernicës. Ndërkohë, nën përkujdesjen dhe iniciativën e kryetarit Haziri, në orën 16:00 do të vihet gurthemeli i shtatores së heroit afër kazermës së FSK, për të përfunduar me akademinë përkujtimore në teatrin e qytetit në orën 17:00

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …