Gucati - Haradinaj

Sot në Hagë fillon gjykimi kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Sot pritet të mbahet gjykimi i dytë në Gjykatën Speciale në Hagë, kësaj radhe kundër përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik, Angela Griep, tha se në seancën e 7 tetorit kryetari i trupit gjykues do të bëj hapjen e gjykimit, do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar leximin e aktakuzës, e do të pyesë të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre. Më tutje, ajo ka deklaruar se Gucati dhe Haradinaj do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për disa nga të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë gjykimit, e më pas do të vazhdohet me deklaratën hyrëse të Prokurorisë. Kurse, dëgjimi i dëshmitares së parë në këtë rast,  pritet të fillojë  më 18 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …