Brickos

Sot në mbarë vendin fillon aksioni i radhës “ Ta pastrojmë Kosovën”

Sot në mbarë vendin fillon aksioni i radhës “ Ta pastrojmë Kosovën”

 

 

Sot në mbarë vendin fillon aksioni i radhës “Ta pastrojmë Kosovën”. Organizuesit e këtij aksioni “Let’s Do It Kosova” dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë njoftuar se tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për nisjen e këtij aksioni i cili do të zgjas tre muaj, deri më 15 dhjetor. “Let’s Do It Kosova” iu ka bërë thirrje të gjithë vullnetarëve në Prishtinë që sot duke filluar nga ora 08:30 të dalin te sheshi “Zahir Pajaziti” për t’u pajisur me materiale logjistike dhe pastaj në mënyrë të organizuar të shpërndahen në 14 pikat që do të pastrohen në Prishtinë.

Në Prishtinë, manifestimi qendror do të mbahet nga ora 10:00 në lagjen “Kalabria”, ku do të pastrohet një deponi e madhe e mbeturinave nga Kompania “Kawa Group”, e cila i është bashkuar aksionit. Hapjen e aksionit do të bëjë kryeministri Ramush Haradinaj. I njëjti aksion në Mitrovicë dhe në Junik do të organizohet të dielën, po ashtu duke filluar nga ora 10:00. Në të njëjtën mënyrë do të veprojnë edhe vullnetarët e të gjitha qyteteve në Kosovë, të cilët do të bëjnë shpërndarjen e materialeve logjistike dhe shujtave. Për aksionin e sotëm, deri më tani janë shpërndarë 150 mijë thasë dhe maica, derisa do të ketë shujta ushqimi falas për vullnetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …