Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur në Shtime, veprimtari, Shaban Ajet (Godeni) Krasniqi

Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur në Shtime, veprimtari, Shaban Ajet (Godeni) Krasniqi

Sot në moshën 82-vjeçare ka vdekur në Shtime, Shaban Ajet (Godeni) Krasniqi. Varrimi i të nderit bëhet vetëm me anëtarët e familjes, në Shtime. Gjatë kohës kur ka punuar në Gjermani, Shaban Krasniqi, ka qenë i inkuadruar në radhët e ilegales dhe kohë pas kohe ka sjellë në Kosovë literaturë nga Shqipëria, e cila ishte e ndaluar të lexohej dhe të shpërndahej.  Po ashtu në shpërndarjen e literaturës ka kontribuar edhe vëllai i tij, mr. Sheremet Krasniqi e familjarë të tjerë. Edhe pse me arsim fillor, Shabani ka qenë lexues i apasionuar  dhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare. Një kohë ka punuar në sigurim të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nga ku është larguar me rastin e aplikimit të masave të dhunshme nga regjimi i Milosheviqit, në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar. Viteve të fundit ka pasur shëndet të rënduar.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …