Sot në Prishtinë arrin dërgesa e parë e vaksinave nga Amerika, një kontingjent prej 35 mijë e 100 dozave

Sot në Prishtinë arrin dërgesa e parë e vaksinave nga Amerika, një kontingjent prej 35 mijë e 100 dozave

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se sot arrin në Kosovë dërgesa e parë e vaksinave, një kontingjent prej 35 mijë e 100 dozave që iu janë dhuruar Kosovës nga Amerika. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kryetarja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave që janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritja do të bëhet sot në orën 15:00, në oborrin e Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti solidarizohet me marshin për çlirimtarët, vendos logon e UÇK-së në profil

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur solidarizimin e tij me protestën e sotme në …