Enver Tali

Sot në Prishtinë varroset trupi i veprimtarit, Enver Tali

Sot në Prishtinë varroset trupi i veprimtarit të njohur, Enver Tali. I ndjeri  ka qenë autoritet i dalluar i çështjes kombëtare shqiptare. Ishte mësimdhënës dhe edukator meritor i brezit të ri, ndërsa për veprimtari të organizuar atdhetare, në Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi – me Shqipërinë, së bashku me Kadri Halimin e Ali Aliun dhe shumë të tjerë, u burgos dhe u dënua 5 vjet burg të rëndë.  Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Prishtinë.

Paraprakisht  prej orës 16.30 – 17.00 – mbahen homazhe në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinë. Prej 17.00 – 17.30 – mbledhje komemorative, po në sallën  e Institutit. Në orën 17.30 në Dragodan, do të kryhet  ceremonia e varrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …