Sot në Prizren është ngritur memoriali për Ekrem Rexhën, Komandant Drini

Sot në Prizren është ngritur memoriali për Ekrem Rexhën, Komandant Drini

Komandant Drini sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni. Veprën e Ekrem Hoxhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit që u përurua këtë të premte në Prizren. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë shtetërorë, komunalë dhe shumë qytetarë. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se komandanti ka bërë shumë për qytetin e tij dhe çlirimin e vendit. “Sot Prizreni po i jep mirënjohjen e merituar. Ai ishte simbol i luftës së UCK-së. Ai është frymëzim për gjeneratat e reja para dhe pas luftës”. Djali i Ekrem Hoxhës, që mban nofkën e luftës Drini, tha se për nderimet që iu bënë babait të tij ndjehet tejet i lumtur. Ky projekt komunës i kushtoi afër 140 mijë euro. Komandanti i UÇK-së, i shpëtoi luftës, por u vra në vitin 2001 para shtëpisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …