Sot ne Prizren po mbahet Konferenca nderkombetare “Vullnetarizmi Edukativ”

Sot ne Prizren po mbahet Konferenca nderkombetare “Vullnetarizmi Edukativ” që është organizuar nga organizata “TOKA”. Gjatë kësaj konference do te diskutohet për rolin dhe rëndësinë që kanë aktivitetet vullnetare në mirëqenien e komunitetit si dhe do të paraqiten projekte të ndryshme të realizuara nga grupe vullnetare nga vende të ndryshme që marrin pjesë në këtë konferencë. Po sot, do të ndahen edhe çmimet për projektet më të mira, të cilat kanë pasur ndikim më të mirë në komunitetin që janë realizuar. Gjatë kësaj konference do të mbahen edhe disa punëtori gjatë të cilave pjesëmarrësit do te marrin njohuri mbi rolin, rëndësinë dhe ndikimet pozitive që kanë në shoqëri aktivitetet vullnetare! Kjo Konferencë është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova shpenzoi mbi 128 milionë euro për import të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit

Kosova ka shpenzuar 128,019,585.98 euro për importin e energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë …