Dita Ndërkombëtare e Gruas, në Prishtinë, shënohet me moton: “Marshojmë, nuk festojmë”

Dita Ndërkombëtare e  Gruas, shënohet në Prishtinë me moton,  ‘Marshojmë,  nuk festojmë. Aktiviteti mbahet në Sheshin, Zahir Pajaziti, për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu dhe fillon në orën 12:00. Kjo datë me rëndësi  për të drejtat e grave lidhet me 8 marsin e vitit  1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punën e tyre. Disa vjet më vonë 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …