Sot në vendin tonë po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Procesi i votimit ka filluar në orën 7.00 ndërsa do të përfundojnë në ora 19.00 ashtu sikur është paraparë. Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote është 2 milion e 76 mijë e 290 votues, përfshirë votuesit nga mërgata. Nga ky numër, 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë kanë të drejtë vote brenda Republikës së Kosovës, ndërsa 77 mijë e 86 qytetarë janë të regjistruar për të votuar jashtë vendit. Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2 mijë 614 vendvotime. Prej tyre, 910 qendra me 2 mijë e 557 vendvotime janë të dedikuara për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një për secilën komunë, me 57 vendvotime, do të shërbejnë për votimin me kusht.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
