Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 13 raste të reja, janë shëruar 9 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 162     testime sa janë bërë në nivel vendi, 13 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 9   të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 820. Numri  përgjithshëm i rasteve aktive është  324 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: Ende ka mundësi për zhvillime pozitive mes LDK-së dhe VV-së

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ende ekziston …