Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Vuçiq më ka bërë thirrje të heq dorë nga ajo që ai i quan, “imagjinatat virtuale rreth Kosovës”

Deputeti shqiptar në Kuvendin e  Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se  kryetari i Serbisë Aleksander Vuçiq e ka kuptuar më në fund se “janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët”. Përmes një postimi ai iu ka drejtuar Vuçiqit duke i thënë se këtë ia kishte thënë në parlament, kur është folur lidhur me  dialogun Kosovë-Serbi  Ai i ka numëruar ato që ia kishte thënë për shqiptarët por që ai me inat ka refuzuar të heq dorë nga politika e krimeve të luftës. Ai më ka  bërë thirrje që të heq dorë nga “imagjinatat virtuale rreth Kosovës” dhe të pranoj jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë dhe ka saktësuar se vetëm atëherë mund të flas miqësisht me shqiptarët. Ndërkohë unë ia  kam cituar edhe intelektualin serb, Bogdan Bogdanoviq, që kishte thënë se “Serbia duhet patjetër me sy të huaj ta shikoj veten” dhe përfundimisht ta kuptojë që “krijimi i miqësive është më i rëndësishëm se fitimi i territoreve, ka shkruar Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …