Peter Stano

Sot pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni do të qendrojnë për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd

Sot pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni pritet të vijnë për vizitë zyrtare fillimisht në Prishtinë e pastaj edhe në Beograd. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet, sot në një konferencë për media. Ai ka thënë se, në përpjekje për ta avancuar dialogun, emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Lajcak, në këtë vizitë, do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun Kosovë – Serbi; këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë. Me evropianë do të vijë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka saktësuar Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …